Një studim ka zbuluar se shumica e banorëve të Zvicrës duan masa më të ashpra kundër Covid-19, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch
Shumë nga të pyeturit thanë se lehtësimi i masave kishte shkuar shumë larg. Për shembull, shumica thanë se njerëzit duhet të mbajnë ende dy metra larg distancë, edhe pse qeveria kohët e fundit vendosi distancën në 1.5 metra.
74.2% e pjesëmarrësve në anketim thanë se dy metra distancë është akoma “më tepër se e domosdoshme” në situatën aktuale.
73.8 përqind të tjerë dëshironin t’i bënin maskat e fytyrës të detyrueshme në transportin publik. Shkalla e aprovimit në mesin e atyre mbi 60 vjeç ishte 82.5%, ndërsa mes atyre nën 30 vjeç, ishte 68.2%.
I botuar të martën, sondazhi u krye nga instituti MarketAgent në Zvicër, i cili përfshiu 1.000 njerëz nga të gjitha rajonet e Zvicrës, përcjell tutje albinfo.ch