Brenda 24 orëve të fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar 35 infeksione të reja me koronavirus.
Të kujtojmë: gjatë gjithë javës së kaluar ka pasur një rritje të të vazhdueshme të numrit të infeksioneve në krahasim me javët e kaluara. 62 infeksione të reja janë raportuar të dielën, 69 të shtunën, 58 të premten, 52 të enjten etj., transmeton albinfo.ch.
Numri dukshëm më i vogël i rasteve që është raportuar sot, mund të merret me rezervë, pasi që bëhet fjalë për rezultatet e testimeve të bëra gjatë ditës së diele, kur, siç dihet, bëhen më pak testime.
Deri më tani, ka pasur gjithsej 31 652 raste të konfirmuara nga laboratori, meCovid-19, ka njoftuar të hënën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Sipas BAG, 1682 njerëz që ishin testuar pozitivisht për Covid-19 kanë vdekur deri më tani në Zvicër dhe Lihtenshtajn, pe¨rcjell albinfo.ch. Zyra Federale u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kanë dërguar deri të hënën në mëngjes, si pjesë e detyrimit të raportimit.
Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, deri tani ka arritur në 566.594. Rezultati ka qenë pozitiv në 6.7 për qind të këtyre testeve.