Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar 69 infeksione të reja me virusin korona brenda një dite. Kanë qenë gjithsej 31.555 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19 deri tani, njofton të Shtunën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), shkruan sda.ch
58 infeksione të reja ishin raportuar të premten, 52 të enjten dhe 44 të mërkurën. Kjo është dita e pestë me radhë që numri i infeksioneve po rritet, shkruan albinfo.ch Ky numër ishte më i ulët në fillim të javës, 22 të martën dhe 18 të hënën.
Deri më tani në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit kanë vdekur 1,682 njerëz që kishin qenë të testuar pozitivisht për Covid-19. Zyra F
Në një twitter të shkruar të shtunën, drejtori i BAG, Pascal Strupler ka deklaruar se numri i personave të infektuar rishtas është rritur përsëri gjatë ditëve të kaluara, transmeton albinfo.ch. Kjo është shqetësuese. Higjiena dhe mbajtja e distancës, pavarësisht të zbutjes së masave, duhen respektuar patjetër dhe janë urgjente.