Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar se partisë së tij i janë bashkuar 12 mjekë pejanë.
Kurti tha se Vetëvendosja po rritet, pasi që sipas tij, është e vetmja organizatë ku vlerësohet profesionalizmi.

Njoftimi i plotë:
Sot, në Lëvizjen tonë në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. VETËVENDOSJE po rritet, sepse është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen. Ata që u anëtarësuan janë:
Rrezarta Berisha, transfuziologe;
Fazli Shala, kirurg;
Rifat Dreshaj, kirurg;
Besnik Ibraj, mjek emergjent;
Sylë Nikqi, gastroenterolog;
Valentina Ademaj, infermiere;
Valon Shala, neurolog;
Selman Kelmendi, anestezist;
Reshat Emra, kardiolog;
Fahri Hasan, pulmolog;
Driton Berisha, farmacist;
Besnik Gjikolli, farmacist.

