Një 80-vjeçar nga Prishtina ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmi është bërë i ditur nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare.
Sipas njoftimit, viktima, me inicialet A.G., përveç diagnostikimit me sëmundjen COVID-19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej 13 marsit e deri më tani janë regjistruar 1,998 raste me koronavirus. Prej tyre, 980 janë shëruar dhe 35 pacientë kanë vdekur.