Që nga dita kur janë zbutur kontrollet kufitare, më 16 maj, në Zvicër janë shtuar dukshëm hyrjet e paligjshme dhe aktivitetet e kontrabandës, shkruan srf.ch.
Statistikat mujore të Administratës Doganore Federale (EZW) tregojnë se në dy muajt e bllokimit, hyrjet e paligjshme kishin rënë për 53 për qind ndërsa trafikimi, 30 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Qëndrimet e paligjshme, nga 215 sa ishin në prill, kanë arritur në 461 në fund të muajit maj, transmeton albinfo.ch. Një rritje e madhe por, kur dihet se në majin e vitit 2019, ishin 988, shihet se bëhet fjalë për një numër dukshëm më të ulët.
Zvicra u ka dorëzuar 159 persona autoriteteve të huaja gjatë majit 2020. Ndërsa në majin e vitit 2019 ishin dorëzuar 432, përcjell albinfo.ch. Në prillin e vitit 2020 ishin vetëm 63 të tillë.
Administrata Federale e Doganave vlerëson se shifrat do t`u afrohen përsëri atyre të vitit të kaluar pasi kufijtë në zonën Shengen janë hapur përsëri që nga 15 qershori i vitit 2020.