Edon Zhegrova nuk është paraqitur fare në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Zvicrës mes Lausannes dhe Baselit. Baseli fitoi 3:2 dhe u kualifikua në gjysmëfinale, përcjell albinfo.ch.
Por Zhegrova nuk ishte i ftuar as në 18-shen e parë, derisa tani klubi zviceran ka konfirmuar se lojtari ka pësuar dëmtim në ligamentet e këmbës së majtë dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.
“Edon Zhegrova pësoi dëmtim të ligamentit në këmbën e majtë në një ndeshje stërvitore javën e kaluar. Pas disa ekzaminimeve, tani është e sigurt që 21-vjeçari do të jetë jashtë fushave deri në njoftimin e mëtutjeshëm dhe për fat të keq, do të humbasë ndeshjet e radhës të FC Basel 1893. FCB i uron Edon Zhegrovës një rikuperim të shpejtë dhe një rikthim në fushën e futbollit sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e klubit.