Pesë persona me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kësaj periudhe në këtë vend janë kryer 841 teste, ndërsa janë regjistruar 103 raste të reja me koronavirus.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit janë shëruar 13 pacientë: Shkup-13, Tetovë-2 dhe një në Prilep.