Ndeshja e parë pas ndërprerjes 3-muajshe për shkak të pandemisë Covid-19, ka kaluar me shumë gola në futboll zviceran.
Baseli ka mundur në udhëtim Lausannen 3:2 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës, shkruan albinfo.ch.
Andi Zeqiri shënoi për 1:2 në minutën e 72-të, por skuadra e Baseli fitoi në vazhdime 3:2 dhe në gjysmëfinale do të pret fituesin e ndeshjes Bavois-Ëinterhur.
Zeqiri ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës derisa ende nuk ka vendosur nëse do të luajë për Kosovën apo Zvicrën. Ai është një talent i jashtëzakonshëm, duke u krahasuar me Xherdan Shaqirin.
Zeqiri luajti për 96-të dhe u ndëshkua me karton të verdhë, kurse për Baselin, nga fillimi luajti Taulant Xhaka, i cili gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë dhe luajti deri në minutën e 87-të, kurse Kemal Ademi hyri në lojë në minutën e 99-të, derisa Orges Bunjaku hyri në lojë në minutën e 106-të.