Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare të Vërmicës, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndryshe, vendimi për mbylljen e kufijve ishte vendosur nga autoritetet e Kosovës më 13 mars të këtij viti, në kuadër të shumë masave parandaluese të mundësisë së përhapjes së COVID-19.
Këto kolana po përsëriten zakonisht vikendeve, kur pushuesit kosovarë po ua mësyjnë plazheve të Adriatikut, por edhe zonave jugore të Shqipërisë.