Ministri kosovar i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha sot se kontributi i donatorëve është përkrahje e madhe për luftimin e pandemisë Covid-19, ndërsa falënderoi profesionistët shëndetësorë për kontributin e tyre në luftën kundër sfidës së shëndetit publik në Kosovë.
Tre afaristë shqiptarë që veprojnë në Gjermani, Lazim Destani (Ecolog), Remzi Ejupi (Eurokoha) dhe Nazim Viqa (AWR Abbruch), i dorëzuan IKSHPK-së një donacion me 15 mijë kite për teste të Covid-19 (innuPREP Virus TS RNA kit), të cilat do të ndihmojnë procesin e testimeve kundër virusit korona në Kosovë.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt.
Ministri Zemaj falënderoi profesionistët e IKSHPK-së për punën e bërë gjatë pandemisë.
Ndërsa, ambasadori Heldt tha se donacioni i sotëm është një kontribut i diasporës në Gjermani, derisa përgëzoi institucionet, punonjësit shëndetësorë në Kosovë dhe qytetarët për bashkëpunimin në parandalimin e përhapjes së Covid-19, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1689546977869549&id=597689407055317