Ministrja i Punës, Christine Aschbacher dhe ministrja e Ekonomisë, Margarete Schramböck, (të dy ÖVP) paraqitën përsëri shifrat e papunësisë të martën.
Për herë të parë që nga kulmi i papunësisë për shkak të virusit të koronës, ka më pak se 500,000 të papunë në Austri, shkruan kurier.at
Aktualisht 492.616 persona janë të regjistruar si të papunë në AMS, (Enti i punësimit) nga të cilët më shumë se 45,000 janë në trajnim. Në krahasim me javën e kaluar, kjo nënkupton një ulje të numrit të të papunëve prej 18,000, krahasuar me mesin e prillit një ulje prej rreth 96,000 të papunë, përcjell Albinfo Austria.
Ka numër në rënie në të gjithë sektorët, veçanërisht në fushën e hotelerisë dhe gastronomisë, ku në krahasim me javën e kaluar gjatë kësaj jave kanë gjetur punë mbi 6 mijë persona.
Kriza e koronavirusit bëri që papunësia të rritet. 160.000 persona janë aktualisht më shumë të papunë se sa vitin e kaluar.