Qeveria kishte vendosur koston 110 miliardë euro në prill, por që atëherë është dashur të bëjë rishikime në rritje për të marrë parasysh rënien e të ardhurave nga taksat dhe shpenzimet shtesë.
Ministri i Financave, Bruno Le Maire, tha që qeveria po mobilizonte gjithsej 460 miliardë euro, apo 20% të PBB-së, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch.
“Ky vendim është plotësisht i krahasueshëm me ato që bëjnë vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë”, u tha Le Maire ligjvënësve në Dhomën e Ulët të Komitetit të financave të Parlamentit.
Qeveria e vuri Francën nën bllokadat më të rrepta të Evropës nga mesi i marsit, duke mbyllur një pjesë të madhe të ekonomisë , ndërsa filloi të heqë kufizimet më 11 maj, përcjell tutje albinfo.ch.