Ish-kryetari i FFK-së kishte ndërruar jetë papritur më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. Vokrri ishte personi më meritor për krijimin e Kombëtares së Kosovës, duke lobuar për anëtarësim në UEFA dhe FIFA.
Në përvjetorin e dytë të vdekjes së tij, futbollistët e Kosovës, përmes postimeve në rrjetet sociale, e kanë kujtuar atë.
Vedat Muriqi e ka quajtur një legjendë Vokrrin, duke thënë se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.
“Dy vjet pa legjendën. I përjetshëm kujtimi për Fadil Vokrrin”, ka shkruar Vedat Muriqi.