Të hënën, rreth orës 12:11 të ditës, pati një aksident trafiku në Seestadt në Vjenë-Donaustadt, në të cilin një çiklist u godit nga një autobus pa shofer “Autobusi nuk ishte nën kontroll kur ndodhi aksidenti”, tha zëdhënësi i Wiener Linien në një prononcim për heute.at, përcjell Albinfo Austria.
“Për shkak të një kantieri ndërtimi (Baustelle), autobusi duhej të ishte programuar që të merrte një drejtim tjetër, dhe për këtë arsye duhej të kontrollohej nga një shofer”, ka thënë ai.
Nga ky aksident, fatmirësisht askush nuk u lëndua, ndërsa autobusi u kthye sërish në garazh deri të martën.