“Sipas të dhënave të Ambasadës nga Gjermania në muajt e pandemisë janë riatdhesuar rreth 1400 shtetas të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës.
Ambasadori Beqë Cufaj ka thënë se kishin kërkesa të mëdha për riatdhesim.
“Si misioni më i madh i Kosovës me numrin më të madh të bashkëkombësve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani jemi ballafaquar me kërkesat më të shumta për raitdhesim. Kemi punuar ditë e natë që t’i informojmë dhe t’u shërbejmë shtetasve. Respektimi i ligjit dhe komunikimi me shtetasit kanë qenë moto e punës sonë edhe kur kemi arritur të ndihmojmë, por edhe atëherë kur nuk kemi mundur të realizojmë kërkesat. Për të gjithë shtetasit kam vetëm një mesazh: faleminderit për durimin!”, ka thënë ambasadori Beqë Cufaj.
– Izolimi ka përfunduar! Fito një kupon fluturimi prej 1.000 CHF! –
Në bazë të të dhënave të Ambasadës së Kosovës, nga Gjermania në muajt e pandemisë janë riatdhesuar rreth 1400 shtetas të Kosovës, përcjell albinfo.ch
https://www.facebook.com/embassyrks.germany/