Më 14 mars ishte mbyllur kufiri Kosovë-Shqipëri shkaku i përhapjes së virusit me koronë. Mirëpo, sot, kjo bllokadë do të marrë fund për të gjithë shqiptarët andej e këndej kufirit, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Sot, në orën 12, Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për të hequr të gjithë pengesat për qarkullim të lirë ndërmjet dy shteteve.
Qeveria e Kosovës, një ditë më parë, vendosi edhe për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, me çka i hapi rrugë dialogut me palën serbe.
Veç kësaj, në Kosovë, prej të hënës largohen të gjitha masat e tjera të vendosura më parë, duke përfshirë lirinë e qarkullimit dhe rikthimi në normalitet.