Ndonëse u tha se Qeveria Kurti pak para se të votohej qeveria e re mori përsipër mbulimin e polisave kufitare apo, siç njihet ndryshe, “Kartoni i gjelbër”, megjithatë, mërgimtarët po vazhdojnë t’i paguajnë ato.
Kështu ka thënë për mediat lokale në Kosovë një bashkatdhetar nga Podujeva, i cili jeton në Linz të Austrisë, përcjell Albinfo Austria.
I njëjti ka dërguar edhe fotografinë, ku shihet se pagesa është kryer më 05.06.2020 në vlerë të përgjithshme prej 15 eurove. Këtë pagesë ai e ka bërë nëpërmjet pikës kufitare në Merdare.
