Sipas statistikave të fundit, është bërë e ditur se numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 3,3 milionë persona, shkuran albinfo.ch.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri tani 3,363,039 persona kanë arritur të fitojnë betejën kundër koronavirusit.
Duhet theksuar se vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA-ja (738,729), Brazili me (302,084), Rusia (221,388), Gjermania (168,900) dhe Italia (163,781). /Albinfo.ch