Shefi Epidemiolog Anders Tegnell tha se rritja e rasteve nuk mund të shpjegohet vetëm me rritjen e testimit. Suedia deri tani ka regjistruar gjithsej 41.883 raste.
“Fatkeqësisht, në Suedi, ne mund të shohim përsëri një rritje të rasteve”, tha ai në një konferencë për shtyp, duke u bërë thirrje njerëzve të mos ‘lehtësohen’ në distancimin shoqëror. Suedia nuk ka imponuar një bllokim, ajo i ka mbajtur të hapura shumicën e shkollave, restoranteve dhe bizneseve, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch
Tegnell tha se rritjet në rastet e reja ishin parë kryesisht në Suedinë Perëndimore dhe në mesin e të rinjve sesa më parë.
“Rastet mes të vjetërve kanë rënë mjaft shpejt. Kjo tregon që masat e marra kanë pasur një efekt”, tha ai. “Ka arsye për të besuar se rënia e vdekjeve do të vazhdojë.” Suedia regjistroi 20 vdekje të reja të enjten, duke marrë në total 4,562, shumë më të larta se në vendet fqinje Nordike, përcjell tutje albinfo.ch