Më 31 maj në Zvicër kishte vdekur një 18-vjeçar nga Kosova. Ai ndërroi jetë 11 ditë, pas një aksidenti në vendin e tij të punës, shkruan albinfo.ch.
Ai ishte bllokuar nga një makinë e rëndë shtypëse dhe ishte plagosur rëndë ndërsa punonte në një kompani në Herzogenbuchsee, shkruajnë mediat zvicerane.
Pas kujdesit fillestar mjekësor, të ofruar nga një ekip i ambulancës, ai ishte dërguar në spital me një helikopter Rega, në gjendje kritike.
Atje, 18-vjeçari, pas 11 ditëve, u është nënshtruar pasojave të plagëve të tij të rënda natën e 31 majit.
Hetimet po rrjedhin nën drejtimin e Prokurorisë Rajonale Emmental-Oberaargau dhe Policia Kantonale.
Familjarët bëjnë të ditur se i riu do të varroset sot në fshatin Sllatinë e Poshtme në Viti prej orës 13:00.
https://www.facebook.com/kadri.demelezi/posts/2750207365108499