Është bërë e ditur se ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së ministres.
Mospjesëmarrjen e saj për dorëzimin e detyrës te ministri i ri i Drejtësisë, Selim Selimi, e konfirmoi ish-shefi i kabinetit të Haxhiut, Blerim Sallahu.
“Albulena Haxhiu nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit”, tha Sallahu.
Edhe Albin Kurti ishte deklaruar dje se nuk merr pjesë në dorëzimin e detyrës së kryeministrit.
Për kryeministrin e sapozgjedhur, Avdullah Hoti, Kurti ka thënë se “nuk do ta bëj pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova”, përcjell albinfo.ch.