Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk do të jetë e pranishme në seancën ku pritet të votohet Qeveria e re e LDK-së.
Seanca do të drejtohet nga nënkryetari Kujtim Shala.
Po ashtu, edhe deputeti i Nisma-s, Haxhi Shala, nuk do të jetë në sallën e Kuvendit.
Tashmë ka filluar seanca, ndërkohë që zonja Osmani, nuk është duke e udhëhequr këtë seancë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Kryetarja e Kuvendit Osmani hodhi idenë e një qeverie tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Ajo ka kundërshtuar fuqishëm rrëzimin e qeverisë Kurti, madje ka votuar edhe kundër rrëzimit të saj me 25 Mars.