Është bërë e ditur se në zbutjen e mëtejshme të masave të koronavirusit, Italia ka njoftuar se më 3 qershor do të hapë kufijtë për udhëtarët nga BE-ja, përcjell albinfo.ch.
Zhvillimi vjen teksa shumë vende po zbusin masat, duke iu ruajtur një vale të dytë vrasëse të pandemisë.
Ndërkohë qeveria italiane nënshkroi dekretin që lejon turistët nga BE-ja dhe Shengen të vizitojnë vendin prej 3 qershorit.
Thuhet se lejimi nuk do të përfshirë periudhë karantine, pasi Italia kërkon të joshë turistët dhe tenton rinisjen e ekonomisë së mbyllur që prej 9 marsit.
Italia është një nga vendet e goditura më rëndë nga pandemia me më shumë se 32,000 vdekje.