Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të dy minatorëve sot në minierën e Artanës.
“Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe të gjithë kolegëve të tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ai po ashtu ka thënë që institucionet e Kosovës duhet të përkujdesen që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës.