Lajmin se dy persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës e ka konfirmuar drejtori i minierës, Hysen Vranjolli.
I njëjti ka thënë se deri më tani ka informacione se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa thotë se nuk ka persona të tjerë që kanë mbetur të ngujuar, përcjell albinfo.ch.
Vrajolli thotë se bëhet fjalë për një inxhinier dhe një xehetar.
“Është shëmbur dheu, të konfirmuar janë dy të vdekur, një inxhinier dhe një xehetar, nuk ka të ngujuar, sipas informacioneve që kemi, jemi duke shkuar në vend të ngjarjes”, ka thënë ai.