Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër në ora 11 të mbahet seanca, në të cilën pritet të votohet qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u deklaruar i bindur se të mërkurën do të votohet qeveria e re.
“Ne jemi të sigurt që e kemi thirrur një seancë për nesër në ora 11 dhe në të cilën secili deputet mbi bazën e bindjes së vet do të votojë”, ka deklaruar Gashi.