Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK), në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë pritja për të hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria është 30 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë (kufiri Kosovë-Serbi) pritja për të hyrë në territorin e Kosovës është deri në 20 minuta.
Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje, porse të njëjtat janë hapur për hyrje-dalje të qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen t’u nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në pikat e kalimeve kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID 19.
