Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, përmes një postimi ku tha: “Në vizitën e parë në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dy ministrat austriakë sollën ndihmën në vlerë prej 250.000€ për Republikën e Kosovës për tejkalimin e pandemisë”.
Njoftimi i plotë:
Austria ndihmon Kosovën
Në vizitën e parë në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dy ministrat austriakë sollën ndihmën në vlerë prej 250.000€ për Republikën e Kosovës për tejkalimin e pandemisë. Pos ndihmës financiare, ata rikonfirmuan edhe mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës.
Bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takuam ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe të Evropës dhe Kushtetutës të Austrisë, Karoline Edtstadler.
Danke Österreich!