E gjithë bota është e ngazëllyer për mundësitë se do të mund të udhëtojmë përsëri, por Eurowings, një kompani ajrore gjermane, duket të jetë më e etur se të gjitha, përcjell albinfo.ch.
Transportuesi me kosto të ulët rifilloi shërbimet nga Düsseldorf për në Sardenjë të Italisë, por u detyrua të kthehej në destinacionin e tij, sepse Aeroporti Olbia ishte ende i mbyllur.
Fluturimi EW9844 u nis në fluturimin 730 milje (1,170km) për në Aeroportin Olbia të Sardenjës në mëngjesin e 23 majit, por tashmë ndodhej në hapësirën ajrore të Sardenjës kur u informua nga kontrolli i trafikut ajror se nuk ishte i hapur për trafik tregtar.
Siç raporon gazeta italiane Corriera Della Sera, atyre ju propozua të aterojnë në Cagliari, por ekuipazhi i fluturimit vendosi t`i shkurtojë humbjet e tij, duke u kthyer ne Dyseldorf.
Udhëtimi i këtij aeroplani për dërgimin e dy pasagjerëve mori gjithsej katër orë e dhjetë minuta./albinfo.ch