Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberë ka njoftuar se janë kthyer në Kosovë shtatë shtetas kosovarë të cilin kishin mbetur në dy qytetet e Australisë Sidnej dhe Melburn, si pasojë e situatës me pandeminë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada i ka ftuar qytetarët që i ka zënë pandemia në Australi t’i drejtohen Ambasadës së Republikës së Kosovës për riatdhesim.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberë në bashkërendim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern kemi realizuar riatdhesimin e shtatë shtetasve kosovarë të cilët i pati zënë pandemia në Sidnej dhe Melburn.
Ftojmë shtetasit kosovarë që i ka zënë pandemia në Australi dhe kanë mbetur në Australi, që t’i drejtohen Ambasadës së Republikës së Kosovës për riatdhesim, që të bëjmë përpjekje për kthim në atdhe” thuhet në njoftim./albinfo.ch/