Duke qenë se transporti publik në Zvicër ka funksionuar edhe gjatë gjithë periudhës së bllokimit, sigurisht ka pasur kufizime të caktuara, e veçmas tani që orari është i plotë sikurse kohë më parë para pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, Hekurudhat Federale Zvicerane kanë bërë një studim dhe po vlerësojnë se në udhëtimet me trena përdorimi i maskave mbrojtëse nga klientët duhet të bëhet i detyrueshëm, si dhe masa të mëtejshme të mundshme për t’u futur në mënyrë që numri i udhëtarëve të rritet përsëri, shkruajn mediat zvicerane.
Sipas një studimi, thuhet se Zvicra po përballet me një krizë të fluksit të klientëve, ku udhëtimet kanë rënë afro 90%. Kjo ulje, për autoritetet zvicerane, përbën problem dhe shkaqet mund të jenë pasiguria e mbrojtes dhe prekja me Covid-19.
Sidoqoftë, Zvicra tani po harton disa kushte paraprake që të gjithë udhëtaret të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur nga prekja me koronavirus.
Duhet theksuar se për stafin e “SBB”, detyrimi për të veshur maska ka qenë në fuqi që nga 11 maj. Një kërkesë për ta bërë këtë kishte ardhur nga sindikata e personelit të transportit.
/Albinfo.ch