Studentja shqiptare, Qendresa Sahiti, është ndër 10 fituesit e Çmimit Kombëtar të Ekselencës për të diplomuarit e vitit 2020 në Kanada, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se ajo është e sapodiplomuar me titull nderi nga dega e Shkencave neurologjike, nga Dalhousie University, Kanada.
Qendresa sapo është certifikuar dhe në “Udhëheqje Shkencore dhe Komunikim”. Ajo është vlerësuar si një rast suksesi nga Shoqata për Arsimin e Lartë, si brezi i parë në Kanada e ardhur me familjen e saj si refugjatë.
Qendresa u rrit me vlerat e rëndësisë së komunitetit. Ajo kontribuon në forcimin e lidhjeve në komunitetin e saj, duke shërbyer si mentore dhe vullnetare në organizatat e shëndetësisë dhe avokatisë. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/STLHESAPES/photos/a.145312585566925/2805592549538902/?type=3&theater