Është bërë e ditur se kompania britanike “Easyjet” njoftoi se së shpejti synon të rifillojë disa fluturime, duke nisur nga 15 qershori, kryesisht fluturime të brendshme në Britaninë e Madhe dhe në Francë me masa shëndetësore në bord, përcjell albinfo.ch.
“Një numër i vogël fluturimesh do të rekomandohen në linjat ku ne mendojmë se kërkesa është e mjaftueshme për të mundësuar fluturimet”, konfirmoi në një komunikatë kompania britanike.
Pothuajse të gjithë avionët e kësaj kompanie kanë ndërprerë punën për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ka paralizuar trafikun ajror botëror.