Institutet Kombëtare Mjedisore dhe Hidrometeorologjike të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar një memorandum për monitorimin e ujërave, shkruan albinfo.ch.
Ambasadori Peter Zingraf u shpreh me këtë rast: “Ekosistemet e tre liqeneve kanë nevojë për një menaxhim të përbashkët dhe të qëndrueshëm. Ne mbështesim partnerët në zbatimin e angazhimeve dhe standardeve të BE-së në këtë fushë”. Ai vlerësoi përfundimin e marrëveshjes në kohët e vështira të pandemisë Covid-19 si një sukses i bashkëpunimit ndërkufitar.
Të tri vendet fqinje do të monitorojnë bashkërisht cilësinë e ujit të liqeneve dhe do të shkëmbejnë të dhëna dhe eksperiencën e tyre. Bashkëpunimi rajonal mbështetet nga Gjermania përmes projektit të GIZ “Konservimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i Biodiversitetit në Liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës. /Albinfo.ch