Garës për ta transferuar Muriqin iu ka bashkangjitur edhe West Bromwich Albion i cili po rivalizon Tottenham dhe Lazion.
Sipas mediave turke klubi anglez ka gati ofertën për të bindur Fenerbahçen që të lërë të lirë sulmuesin e përfaqësues së Kosovës.
Gjithashtu drejtuesit e klubit anglez po bindin menaxherin e Muriqit për të ardhur tek klubi i tyre pasi aty Muriqi do të jetë titullar i pa diskutueshëm.
Ndryshe nga Tottenham dhe Lazio ku rezikon të mbetet zëvëndësues i Harry Kane apo Ciro Immobiles në rast se këta të fundit nuk shiten gjatë merkatos së verës.
Muriqi po shkëlqen këtë vit te Fenerbahce duke qenë futbollisti kryesor i ekipit, ndërsa shkëlqimin e tij e vazhdoj edhe te Kosova duke u bërë golashënuesi më i mirë i Kombëtares, përcjell Albinfo.ch