Skuadra e Baselit ka filluar të hënën stërvitjet, derisa ende nuk është vendosur për fatin e kampionatit në Zvicër.
Nga dita e hënë, lojtarët kanë punuar në grup, duke u përgatitur për vazhdimin e Superligës, shkruan albinfo.ch.
Në stërvitje ishte edhe Edon Zhegrova, i cili dukej mjaft i lumtur që është rikthyer në fushat e blerta.
Baseli nuk e ka blerë kartonin e tij për 3.5 milionë franga dhe futbollisti i Kosovës do të rikthehet në Genk të Belgjikës.