Disa anëtarë shkëputën për të krijuar një parti të re, kështu që partia e presidentit të Francës, Emannuel Macron, humbi shumicën parlamentare.
Partia e formuar nga shtatë ish-deputetë do të quhet “Ekologji, Demokraci dhe Solidaritet”. Prioritet i agjendës së saj do të jenë çështjet e gjelbra dhe pabarazia sociale.
Tani, partia e Macron i ka vetë 288 deputetë, ndërsa në 2017-n, kur mori frerët e Elysse kishte 314 vende në Parlament.
Sipas analistëve francezë “La Republique en Marche”, do të ketë mbështetjen e dy aleatëve të tjerë politikë.
Krijimi i partisë së re nuk besohet se cenon presidentin dhe aleatët këtë veprim e cilësojnë si pjesë të problematikave të jetës parlamentare. Sinjalizon pakënaqësinë në rritje mes anëtarëve të partisë në pushtet. Mbështetja për Macron ka rënë gjatë pandemisë së koronavirusit, e megjithatë ajo për kryeministrin Eduard Philip është rritur.