Kufizimet e kufirit në mbrojte nga përhapja e koronavirusit, gradualisht po lirohen dhe banorët e Zvicrës po mendojnë për pushime verore, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Zvicra ka vlerësuar politikat aktuale kufitare të dhjetëra vendeve evropiane për t`uu dhuruar banorëve të vet pushime verore.
Hartat e mëposhte tregojnë datat e hapjes së kufijve dhe shtetet.
“Politikat kufitare janë subjekt i ndryshimeve dhe mbeten në diskrecionin e vendit përgjegjës”.
Ku për këtë verë?
Disa vende tashmë kanë hapur kufijtë e tyre, ndërsa të tjerë deri më tani nuk kanë treguar kur do t’i hapin.
Vendet që tashmë i kanë kufijtë e hapur:
Bjellorusia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Suedia,
Hyrja në bazë të periudhës së karantinës:
Britania e Madhe, Greqia, Irlanda, Malta, Norvegjia, Rumania.
Shtetet që lejojnë hyrjen me data të ndryshme këtë verë:
Shqipëria (18 maj), Lituania (31 maj), Italia (6 qershor), Gjermani, Austri, Francë, Islandë, Zvicër (15 qershor), Ishujt Faroe (30 qershor)
Shteti që lejon hyrjen vetëm nëse keni rezultatet e analizave që jeni negativ nga koronavirusi:
Serbia.
Shtetet që ende nuk kanë dhënë data për hapjen e kufijve:
Andorra, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Czecheke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Hungaria, Kosova, Letonia, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, San Marino, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Turqia, Ukraina , Vatikani./albinfo.ch