Autoritetet shëndetësore daneze thonë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, çdo ditë e më shumë po rritet dukshëm numri i shërimeve.
Deri më tani është bërë testimi i 455,613 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Danimarkë, shkruan albinfo.ch.
Autoritetet shëndetësore daneze thonë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, çdo ditë e më shumë po rritet dukshëm numri i shërimeve.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Danimarkë është rritur. Statistikat e fundit tregojnë se nga 10.927 raste sa janë në total, 9.227 tani më janë shëruar plotësisht, shkruan albinfo.ch.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur gati mbi 90% në këtë shtet.
/Albinfo.ch