Maxance po studion dhe normalisht merr rreth 1350 franga në muaj, por, duke mos pasur një punë, perspektiva e saj është e zymtë. “Papritur, gjithçka mbyllet dhe unë po marr në postën elektronike anulime koncertesh aktivitetesh tjera argëtuese. Punëdhënësi im më thotë: Unë nuk e di se çfarë do të bëj, po jetoj gjithashtu me pasiguri, për fat të keq nuk ka punë për momentin”, thotë ajo, raporton Swissinfo.ch.
Ajo mund të marrë 450 franga në muaj për shkak të papunësisë dhe universiteti i saj është inkuadruar për të ofruar një grant për këto rrethana të pashembullt: 500 franga për tre muaj, përcjell albinfo.ch.
Sasia dhe lloji i mbështetjes financiare ndryshon nga universiteti në universitet, por të gjitha institucionet kryesore kanë dhënë fonde për të mbështetur studentët e tyre.