Caritasi Zviceran në bashkëpunim me Komunën e Shtërpcës është duke mbështetur 15 bletarë, 9 nga komuniteti serb dhe 6 nga komuniteti shqiptar nga Shtërpca me paketa granti për prodhimin e mjaltit dhe pajisjeve për bletari.
Në këto grante janë shpërndarë materialet thelbësore si koshere bletësh LR, centrifugë elektrike, kulluese mjalti, depozitë për grumbullimin e mjaltit, vaska për heqjen e kapakëve të mjaltit, fletë dylli dhe materiale të tjera, duke u mundësuar bletarëve prodhimin e mjaltit në përputhje me standardet e kërkuara.
Janë dorëzuar paketa granti të kompletuara dhe të përbëra nga të gjitha materialet e nevojshme për prodhim dhe ekstraktimin e mjaltit, duke lehtësuar punën e bletarëve që të fokusohen kryesisht në prodhimin cilësor, ka bërë të ditur Caritasi Zviceran në Kosovë, përmes faqes zyrtare në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë Vera Haag Arbenz, drejtoresha e Caritasit Zviceran në Kosovë dhe Rodoljub Mladenoviq, drejtor për Zhvillim Ekonomik, Bujqësi, Turizëm dhe Pylltari nga Komuna e Shtërpcës.