Paraqitjet e zhvilluara nga Vedat Muriqi me fanellën e Fenerbahçes kanë ngjallur interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane.
Së fundmi, sipas asaj që raporton Fanatik në garë për shërbimet e sulmuesit kosovar ka hyrë dhe skuadra angleze e West Brom.
Muriqi është i vendosur që sezonin e ardhshëm të luajë në Premier League dhe West Brom është shumë pranë ngjitjes aty pasi janë të parët në Championship plot 6 pikë nga zona e Play-off., përcjell albinfo.ch.
Në rast të ngjitjes në Premier League, atëherë oferta prej 20 milionë eurosh në drejtim të Muriqit do të bëhet gati shumë shpejt.