Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ku diskutuan për rimëkëmbjen sociale e ekonomike pas fitores ndaj pandemisë.
Qeveria e Kosovës ka falëndëruar ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. “Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KWF-së dhe GIZ-it gjerman.
Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, thuhet në njoftim.
Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve dyshohej se ishte i infektuar me Covid-19 Për këtë dje ishin vetizoluar kabineti i qeverisë bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ai i Ministrisë së Integrimeve Evropiane. Megjithatë, zyrtari i MIE-së ka rezultuar negativ.