DFB-Pokal ka njoftuar për ndyshimin e orarëve në garat e Kupës së Gjermanisë, duke njoftuar tashmë për datën e re të gjysmëfinales dhe finales.
Dy gjysmëfinalet e planifikuara do të luhen më 9 dhe 10 qershor.
Ndeshja e madhe dhe më e rëndësishmja, ajo e finales, do të luhet më 4 korrik.
Lajmi është konfirmuar nga një komunikatë zyrtare e DFB, ku ndër të tjerash konfirmohet edhe zyrtarisht se edhe liga e 3-të e Gjermanisë do të rifillojë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Në gjysmëfinale luajnë Bajern Munihu dhe Eintracht Frankfurti, ndërsa anëtari I Ligës së Dytë, Sarbriken përballet me Bajer Leverkusen.