“Kjo s’ka ndodhur asnjëherë”, tha Biden në fjalimin e tij ndaj këtyre pretendimeve, njofton Klan Kosova.
Këto pretendime vijnë në një moment kritik për kandidatin e demokratëve ndërsa ai përpiqet të lehtësojë presionin që po vazhdon të rritet.
“Unë po them pa mëdyshje, kurrë, kurrë nuk ka ndodhur”, tha ish nënkryetari në një intervistë në programin e Morning Joe të MSNBC.
Biden tha se do t’i kërkojë Arkivave Kombëtare të përcaktojnë nëse ekziston ndonjë procesverbal i një ankese të tillë, por ai tha vazhdimisht se nuk beson se ekziston një procesverbal i tillë.