Siç njoftohet, 27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“Në mjekimin intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive”, bëhet e ditur në raport i hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste-infektologe.
Sot, nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitivë lirohen në gjendje të mirë shëndetësore, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.