Sipas shifrave të përditësuara, janë më shumë se 2.9 milionë raste të konfirmuara me Covid-19. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten më të goditurat nga pandemia, me 54,265 mijë vdekje dhe 960,896 të infektuar.
Edhe katër shtete të tjera të botës janë pjesë e rrethit të kuq, pasi shënojnë mbi 20 mijë viktima nga sëmundja.
Italia renditet e para me 26,384 vdekje, më pas Spanja me 22,902 vdekje, Franca me 22,614 jetë të humbura dhe Britania e Madhe me 20,319 viktima.
Sekretarja e Shtetit britanik, Priti Patel, i përshkroi të dhënat si tragjike dhe të tmerrshme, duke shtuar se i gjithë kombi është i pikëlluar.
Aktualisht janë 837,045 pacientë të shëruar nga Covid-19 në gjithë botën.
Ndërsa vendi ynë numëron 712 të infektuar dhe 403 të shëruar nga sëmundja.