Por, mesa duket klubi i presidentit Maurizio Setti është i fiksuar pas lojtarëve shqiptarë.
Verona kërkon ta zëvendësojë kapitenin e Kosovës me një tjetër lojtar shqiptar.
Sipas mediave në Itali, ashtu siç bëri me Rrahmanin që e mori nga kampionati kroat, klubi veronez ka nisur të interesohet për të blerë nga Hajduk Split kartonin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, kartoni i të cilit vlerësohet 800 mijë euro nga faqja e specializuar transfermarkt.
Në verë nga Verona pritet të largohet edhe talenti tjetër shqiptar Marash Kumbulla, por Verona kërkon të vazhdojë traditën e mirë që ka me lojtarët kuqezi dhe tashmë synon e afrimin e Ismajlit që është gati për këtë hap madhor në karrierën e tij.