Talenti i Baselit, Orges Bunjaku, i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Kombëtares së Zvicrës.
Për të sot ka shkruar edhe gazeta prestigjioze Blick.ch, përcjell Klan Kosova.
Dardanët tanimë e kanë bërë ofertën e parë për 18-vjeçarin.
Bunjaku është mesfushor qendror dhe shquhet për pasqyrën e lojës si dhe forcën fizike që ka.
I pyetur për zgjedhjen mes Kosovës e Zvicrës, talenti i Baselit ka thënë se nuk ka presion për këtë dhe se me kohë do të vendosë se për cilën përfaqësuese do të luajë.